Connect with us

Sport

Kurti: Afër kualifikimit, afër madhështisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas rezultatit të ndeshjes Kosovë-Turqi për kualifikim në Kupën e Botës 2026, ka thënë se fakti që ishim kaq pranë kualifikimit tregon se sa afër madhështisë jemi.

“Dhe shpejt aty do të jemi”, ka thënë Kurti, duke kërkuar që “të mos harrojmë që përfaqësuesja jonë na ka dhënë emocione të jashtëzakonshme duke na bërë krenarë aq shumë sa t’u jemi mirënjohës përgjithmonë e përkrah përherë”.

Ai u shpreh se Kosova meritonte fitoren.

“Tash na vlon meraku kolektiv: do të mund të bëhej kështu sikur t’ia kishim bërë ashtu, ky apo ai, ose që të dy… E di që kemi dëshiruar një lojë ndryshe e rezultat tjetër, se i tërë kombi donte fitore, por edhe djelmoshat tanë e meritonin gjithashtu”.

“Andaj edhe sot e çdo ditë tjetër, forca Kosovë! Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerit dhe stafit për angazhimin e madh në secilën ndeshje”.
Kosova nuk arriti ta realizojë ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht me rezultat 1:0 nga Turqia në finalen e play-off-it, të zhvilluar të martën mbrëma në Prishtinë.

May be an image of football, soccer and text

May be an image of crowd

May be an image of football, soccer and text

May be an image of soccer, football and text that says 'ASITANT 11'

May be an image of crowd

May be an image of football, soccer, crowd and text

Advertisement