Connect with us

Bota

MEDIA: MOJTABA KHAMENEI NDODHET PRANE VDEKJES

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i paaftë për të ushtruar detyrat e tij, sipas një memoje diplomatike të cituar nga The Times.

Informacioni, i pakonfirmuar zyrtarisht nga autoritetet iraniane, pritet të ndikojë në balancat e brendshme të pushtetit në Iran, në një moment të tensionuar për rajonin.

Sipas medias britanike, vlerësimi i inteligjencës bazohet në informacione të siguruara nga shërbimet amerikane dhe izraelite, të cilat thuhet se janë ndarë edhe me vendet e Gjirit.

Në dokument theksohet se Khamenei ndodhet në qytetin e Qom dhe nuk është në gjendje të marrë pjesë në vendimmarrje, pas plagosjes së supozuar gjatë sulmeve fillestare të 28 shkurtit.

Edhe pse këto informacione nuk janë konfirmuar nga autoritetet në Teheran, publikimi i tyre pritet të nxisë debat të fortë mbi stabilitetin politik dhe vijimësinë e udhëheqjes në vend.

Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do ta shkatërrojë Iranin “brenda një nate” nëse vendi nuk rihap Ngushticën e Hormuzit përpara afatit të tij.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka paralajmëruar kundër “kërcënimeve të qëllimshme”, sulmet ndaj infrastrukturës thelbësore për jetën, si furnizimi me ujë dhe energji elektrike, janë të ndaluara sipas Konventave të Gjenevës.

Trump gjithashtu e përshkroi misionin “shumë historik” të shpëtimit të aviatorëve amerikanë të zhdukur nga një avion luftarak i rrëzuar në Iran si “të gjesh gjilpërën në kashtë”.

Ndërkohë, Irani thotë se ka refuzuar zyrtarisht propozimin amerikan për armëpushim, ndërsa kërkon një fund “përfundimtar” të luftës.

Në përpjekjet e ndërmjetësimit deri tani kanë qenë Turqia, Egjipti dhe Pakistani, ku ky i fundit dorëzoi edhe planin e armëpushimit ndërsa planifikohej që bisedimet të mbaheshin në Islamabad.

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ujore kyçe, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e naftës botërore. Që kur Irani e ka bllokuar pas sulmeve SHBA-Izrael, vendet në mbarë botën janë prekur nga kriza e naftës.

 

Advertisement