Kosova
Kriza në Kosovë/ Kurti nuk e do Osmanin, ajo kafshon çdo dorë që e ushqen
Kosova vazhdon të mbetet në një ngërç politik për shkak të pamundësisë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, por një zgjidhje duket se po afrohet në horizont.
Sipas politologut Nexhmedin Spahiu, gjetja e një figure konsensuale është praktikisht e pamundur, ndërsa rruga më e mundshme për daljen nga kriza është një marrëveshje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Duke folur mbi situatën Spahiu argumentoi se ideja e një presidenti konsensual, i cili do të ishte i pranueshëm për të gjitha palët, është joreale.
“E para është e pamundur që të ketë konsensus të partive politike për një emër që do të quhej president konsensual. Nuk ka figura të tilla në Kosovë po redhe psepse nëse ndonjë nga liderët politikë do ta konsideronte më të zotin se vetja e tij ndonjërin prej kandidateve për president, atëherë per kete fakt ai nuk do t’ia jepte konsensusin. Kështu që prandaj është e pamundur, absolutisht e pamundur zgjedhja e një figure konsensuale për president të Kosovës në këtë kohë. Tani ajo çfarë është e pritshme është që të ketë marrëveshje në mes të Vetëvendosjes dhe PDK-së ose mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, në mënyrë që të bëhen votat e duhura për ta zgjedhur një president. Në mesin e LDK-së ka shumë zëra që janë kundër Vjosa Osmanit dhe e dyta është Albin Kurti i cili edhe ai nuk e dëshiron Vjosa Osmanin, për shumë arsye. Do të ishte ky mandati i saj i dytë dhe ajo tenton edhe pas mandatit të dytë të mbetet në politikë dhe atëherë që në momentin që do bëhej presidente do të vendoste shkelma ndaj Albin Kurtit, në mënyrë që të krijonte një bazë, për partinë e saj. Albin Kurti këtë e ka hetuar me kohë, duke ditur se ajo është një politikane e guximshme, karizmatike, por edhe e paskrupullt, e cilai ka tradhtuar të gjithë njerëzit që e kanë ngritur në karrierë, domethënë të gjithë ata që i kanë shtrirë dorën për ta ngritur në karrierë, të gjithë i ka tradhtuar. Prandaj edhe Kurti nuk e do per presidente Vjosa Osmanin” – deklaroi Spahiu