Connect with us

Kosova

Dua asociacionin/ Vuçiç ricikon kërkesën në takim me Sorensenin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përdoruar takimin me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Peter Sorensen, për të përsëritur narrativën e tij të zakonshme të “diskriminimit” ndaj serbëve në Kosovë.
Vuçiçi ka shkruar në Intragram pas takimit se serbët në Kosovë “jetojnë të pasigurt” për shkak të “zbatimit selektiv të rregulloreve” nga ana e autoriteteve të Kosovës.
Ai ka kërkuar sërish formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke e cilësuar “obligim që duhet përmbushur pa vonesa” nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Vuçiçi ka bërë thirrje për “angazhim konsistent” të BE-së për të siguruar që asnjë lëvizje të mos pengojë dialogun, dhe që ajo të krijojë kushte për progres konstruktiv.
Ndryshe, pavarësisht se ekziston një udhërrëfyes për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beograd, dhe përkundër insistimit të diplomatëve evropianë se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit janë obligative, ajo ende nuk është zbatuar.

Advertisement