Bota
Kriza në Lindjen e Mesme zgjerohet/ Gjermania në gatishmëri për operacion detar
Njësitë detare gjermane do të dislokohen në Mesdhe në përgatitje për një angazhim të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit deklaroi ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.
Një anije për pastrimin e minave dhe një anije komanduese dhe furnizimi do të dërgohen në rajon, tha Pistorius për gazetën “Rheinische Post”. Ai nuk specifikoi se kur do të nisen saktësisht këto mjete.
Pas nisjes së sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli ndaj Iranit më 28 shkurt, Irani reagoi duke bllokuar në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për tregtinë globale të energjisë.
Bllokada ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në tregtinë botërore, duke rritur ndjeshëm çmimet e energjisë dhe duke nxitur masa urgjente për të shmangur mungesat e karburantit.
Rihapja e Ngushticës se Hormuzit mbetet një nga çështjet kryesore në negociatat për përfundimin e konfliktit.
Pistorius theksoi se çdo dislokim do të kërkonte një armëpushim të qëndrueshëm, një bazë ligjore sipas të drejtës ndërkombëtare dhe një mandat nga Bundestagu gjerman.