Bota
Sulmi me armë/ Ngjarja në të njëjtin hotel ku iu bë atentat Ronald Reagan në vitin 1981
Sulmi me armë që ndodhi në hotelin Hilton Washington në Connecticut Avenue, është i i njëjti hotel ku në vitin 1981 u qëllua presidenti amerikan Ronald Reagan. Ngjarja historike ndodhi më 30 mars 1981, kur autori John Hinckley Jr. hapi zjarr ndaj Reagan teksa ai po kthehej drejt limuzinës së tij pas një fjalimi brenda hotelit.
Reagan i mbijetoi sulmit, por u plagos rëndë nga një plumb që devijoi pasi goditi automjetin presidencial, duke i depërtuar në kraharor, duke i thyer një brinjë dhe duke i dëmtuar mushkëritë. Ai u transportua me urgjencë në spital dhe doli disa ditë më vonë, më 11 prill.
Gjatë të njëjtit atentat u plagosën edhe disa persona të tjerë, përfshirë zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë të asaj kohe, James Brady, një agjent të Shërbimit Sekret dhe një oficer policie lokal. Brady pësoi dëmtime të rënda në tru dhe mbeti me aftësi të kufizuara për pjesën tjetër të jetës së tij.
Problemet shëndetësore që pasuan nga plagosja kontribuuan në vdekjen e tij në vitin 2014. Një vit pas sulmit, Hinckley u shpall i pafajshëm për arsye të paaftësisë mendore, por u dërgua për trajtim në një repart të sigurisë së lartë, ku qëndroi deri në në vitin 2016.