Connect with us

Politike

Dosja “Partizani”/ Zbardhet dëshmia e Ballës: Janë shfrytëzuar lidhjet familjare, e shtetërore

Ka nisur seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”.

Sot do të dëshmojë kreu i grupit parlamentar të PS, Taluant Balla, si dhe Afrim Tola, Petrit Kullolli e Dhurata Cela. Nga shtatë dëshmitarë, në gjykatë janë paraqitur vetëm pesë, raporton gazetarja Anila Hoxha. I pari që do të dëgjohet është Balla, si kallëzues i dosjes ‘Partizani’.

Në hyrje të seancës gjykata i la pak minuta kamerat, por më pas vendosi që të vazhdohet me dyer të mbyllura për mediat. Jamarbër Malltezi kërkoi praninë e mediave në seancë.

Diskutime në seancë:

Prokuroria: Ku i keni mbështetur të dhënat?

Gjykata: Të lutem hiqi që aktet që ke para se nuk lejohet

Taulant Balla: Prej 2012 e në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mia lidhur me mënyrën se si është proceduar për Sport Klub Partizanin. Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, nga një numër shumë i madh pronash të Ministrisë së Mbrojtjes binte në sy se si, në mënyrë kaq të shpejtë, ishte kryer vetëm një privatizim, kthim tek ish-pronarët në një kohë rekord.

Në një kohë që ish-pronarët vuajnë për t’u kthyer pronën e tyre, ishte bërë procedura e njohjes së kthimit dhe madje edhe procedura e privatizimit të godinës. Po kthehem në vitin 2012, kur kam bërë investigime si deputet i opozitës dhe si sportdashës, për të treguar se si ishte hequr, dhe aty e keni me prova se si në një dokument është në plan përhapjeje dhe në tjetrin jo

Advertisement