Connect with us

Politike

Ish-deputetja demokrate thumbon Berishën: Më mirë një Meremje se klubi me vemje

Partia Demokratike do të zhvillojë më 23 maj zgjedhjet për kryetar, ku Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj u regjistruan fillimisht në garë, por më pas u skualifikuan nga komisioni zgjedhor, ndërsa në garë ka mbetur vetëm Sali Berisha.

Në lidhje me këtë proces, ish-deputetja demokrate Flutura Açka ka ironizuar garën në zgjedhjet e brendshme të PD-së.

Açka, në një postim në Facebook, shkruan se më mirë është Meremja sesa klubi me vemje.

Më mirë një Meremje se klubi me vemje”, shprehet ish-deputetja.

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike është konsideruar si i turpshëm edhe nga vetë demokratët, të cilët i kanë bërë thirrje lidershipit të kësaj force politike që të hapë garën dhe të largohet nga fenomeni i “meremizimit”.

 

Advertisement