Pinknews
Elijona uron Klodin për ditëlindje: Qëndro gjithmonë ‘starboy’ me shpirt të ëmbël
Ish-banorja e Big Brother Kosova, Elijona, ka zgjedhur fjalë të ngrohta dhe plot humor për ta uruar Klodi me rastin e ditëlindjes së tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e quajti atë “Drama”, duke bërë shaka me energjinë dhe karakterin e tij, ndërsa i uroi një vit të mbushur me lumturi, sukses dhe më pak stres.
Elijona theksoi se, pavarësisht gjithë situatave dhe “dramave”, Klodi vazhdon të mbetet i qetë dhe pozitiv, duke e përshkruar si një “starboy” me shpirt të ëmbël.
Elijona/InstaStory
Në fotografinë e publikuar, dyshja shfaqen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit në një ambient natyror, ndërsa sipas postimit, festimi duket se është zhvilluar në Turqi.
“Gëzuar ditëlindjen Klodi, i njohur edhe si Drama. Një vit më i madh dhe ende duke sjellë dramë kudo që shkon. Shpresoj që ky vit të të sjellë lumturi, sukses dhe pak më shumë qetësi. Qëndro gjithmonë ai shpirt i ëmbël dhe starboy që je”, ka shkruar ajo në urimin e saj.

