Rajon
Protesta e studentëve shqiptarë/ Forcat Speciale: Këtu është Maqedoni
Paraditen e sotme, gjatë një stërvitjeje në Kumanovë, pjesëtarë të Forcave Speciale janë filmuar teksa brohorisnin në gjuhën maqedonase, “Këtu është Maqedoni, le ta dinë të gjithë”.
Pamjet, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në Facebook, tregojnë forcat speciale të shoqëruara nga mjete policore, ndërsa gjatë patrullimit dëgjohen thirrje si “Do të luftojmë për Maqedoninë”.
Stërvitja u zhvillua në zonën e tregut dhe pranë Lagjes së Trimave, çka ka tërhequr vëmendje pasi është hera e parë që një aktivitet i tillë zhvillohet jashtë kazermave në Kumanovë.
Ngjarja vjen vetëm dy ditë përpara protestës së paralajmëruar nga studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët më 18 maj do të kërkojnë sërish që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.