Connect with us

Bota

TRUMP ME REFRENIN E KERCENIMEVE NDAJ IRANIT

Presidentit amerikan, Donald Trump duket se i është sosur durimi me Iranin. Trump duket se po mendon seriozisht rifillim e luftës me Iranin  pas një pauze disa javore. Trump i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë Iranit duke thënë se koha për të po mbaronte.

Me anë të një positimi në rrjetin social “Truthsocial”, Trump deklaroi se nëse Teherani nuk nxiton të sjellë një propozim paqeje të pranueshëm, SHBA-ja do ta shfarosë dhe se asgjë s’do të mbetet më në Iran.

“Për Iranin, koha po ecën, dhe ata duhet të lëvizin, SHPEJT, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre. KOHA ËSHTË ESENCIALE! Presidenti DJT”, shkroi Trump.

Nga ana tjeter, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, në një moment tensionesh të larta lidhur me situatën në Lindjen e Mesme dhe raportet me Iranin.

Sipas mediave të huaja, telefonata mes dy liderëve ka zgjatur më shumë se 30 minuta dhe është zhvilluar pak përpara nisjes së një mbledhjeje me dyer të mbyllura të kabinetit qeveritar izraelit.

Në fokus të diskutimeve ka qenë mundësia e rifillimit të veprimeve ushtarake ndaj Iranit. Portali izraelit Ynet, duke cituar një burim zyrtar, raportoi se vendimi final pritet të merret nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Trump duhet të marrë një vendim. Nëse vendos të rifillojë luftën me Iranin, Izraeli ka të ngjarë të thirret të marrë pjesë”, raportoi Ynet, duke cituar një burim izraelit.

Nga ana tjetër, Irani ka bërë disa deklarata kërcënuese kundër Shteteve të Bashkuara.

Nëpërmjet këshilltarit ushtarak të udhëheqësit suprem të vendit, Irani paralajmëroi se Gjiri i Omanit mund të shndërrohet në një “varrezë” për anijet luftarake amerikane nëse tensionet dhe prania ushtarake e Uashingtonit në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen.

Gjeneral Major Mohsen Rezaei , një ish-komandant i lartë i Gardës Revolucionare, paralajmëroi se Teherani e konsideron bllokadën detare një akt lufte dhe tha se përgjigja e vendit do të jetë ushtarake.

“Këshilla ime ushtarake për SHBA-në është të tërhiqet përpara se Gjiri i Omanit të shndërrohet në një varrezë për anijet e saj. Përndryshe, ne e konsiderojmë një bllokadë detare një akt lufte dhe përgjigjja ndaj saj është e drejta jonë natyrore”, tha Rezaei në deklaratat e transmetuara në televizionin shtetëror iranian.

Zyrtari iranian argumentoi gjithashtu se përmbajtja e Teheranit deri më tani nuk duhet të kuptohet si pranim i presionit ose kërcënimeve nga pala amerikane.

“Nëse kemi treguar durim deri më tani, kjo nuk do të thotë se e pranojmë atë”, tha ai.

Kujtojmë se Trump po humb durimin ndaj Iranit për disa arsye kryesore. Marrëveshja bërthamore ka dështuar të japë rezultate të pranueshme për SHBA-në. Iran ka vazhduar pasurimin e uraniumit, nuk ka dorëzuar stokun e tij dhe nuk ka pranuar kufizime të forta në programin bërthamor, pavarësisht presionit dhe negociatave të ndërmjetësuara. Kjo ka bërë që Trump të shohë Iranin si një kërcënim të vazhdueshëm që nuk respekton afatet apo propozimet amerikane, duke e çuar atë të kërcënojë me veprime ushtarake të reja për të detyruar një marrëveshje “shumë më të mirë”.

Për më tepër, Irani nuk ka kontrolluar sjelljen e tij agresive në rajon dhe Ngushtica e Hormuzit ka mbetur kryesisht e mbyllur ose e bllokuar, duke ndaluar qindra anije dhe duke shkaktuar kriza globale në çmimet e naftës. Pavarësisht sulmeve të mëparshme amerikane, bisedimeve me Kinën dhe ultimatumeve, Teherani nuk ka hapur plotësisht rrugën detare, duke mbajtur peng tregtinë ndërkombëtare.

Advertisement