Connect with us

Bota

JD VANCE KERCENON IRANIN ME LUFTE TE PAPARE

Si të mos mjaftonte presidenti amerikan me paralajmërimet e tij të shumta, edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ka folur për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit, duke paralajmëruar se Uashingtoni ka “dy rrugë” përballë ngërçit në negociata, duke theksuar se administrata amerikane po kërkon fillimisht zgjidhje diplomatike.

“Presidenti Trump na ka kërkuar të negociojmë në mënyrë agresive me iranianët”, deklaroi Vance.

Sipas tij, SHBA beson se është bërë përparim në negociata, sidomos për çështjen e armëve bërthamore.

“Lidhur me çështjen thelbësore të mospasjes kurrë të një arme bërthamore, ne mendojmë se kemi bërë shumë përparim. Ne mendojmë se iranianët duan të arrijnë një marrëveshje”, tha ai.

Megjithatë, Vance paralajmëroi se ekziston edhe një alternativë tjetër nëse bisedimet dështojnë.

“Ekziston një opsion B, dhe opsioni B është që ne mund të rifillojmë fushatën ushtarake për të vazhduar ndjekjen e objektivave të Amerikës”, u shpreh zv.presidenti amerikan.

Ai shtoi se kjo nuk është zgjedhja e preferuar e presidentit amerikan dhe as e Iranit.

“Kjo nuk është ajo që dëshiron presidenti. Dhe nuk mendoj se është ajo që duan as iranianët. Duhen dy veta për të kërcyer tango”, deklaroi Vance.

Pavarësisht toneve të forta, deklaratat e tij nuk sollën elementë të rinj mbi mënyrën se si SHBA dhe Irani mund të dalin nga ngërçi aktual në negociata.

Advertisement