Connect with us

Aktualitet

E denoncoi për aktivitete antishqiptare/ Arben Llalla merr kërcënime nga shqiptari që hiqet si grek

Historiani i njohur, njëherazi dhe jetë ish-kryetari i forumit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, Arben Llalla së fundmi është përballur me disa kërcënime, të cilat vijnë pas denoncimeve publike që ai bërë për një shtetas të lindur në Rrogozhinë i cili kryente aktivitete antishqiptare.

Ngjarja u zbulua pas reagimit të bërë nga vetë Llalla i cili në Facebook-un e tij shkroi: Ky është Dhimitër Ziso Xhavara i lindur 1973 në Rrogozhinë, jeton në Londër pasi u stërvit nga sigurimi i Greqisë. Ne denoncuam aktivitetet e tij antishqiptare ndërsa ky na kërcënon nga Londra me vrasje. Bujrum Xhavara pushka top.

Në postimin e bërë nga vetë historiani së fundmi mësohet se Xhavara prej kohësh e kërcënonte duke i komentuar Llallës me foto armësh e një fjalor banal, të pahijshëm  për profilin e një personi të njohur dhe me rëndësi siç është ish-kryetari i forumit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, Arben Llalla.

“Arben Llalla hajde të na rr*ash lesht e k*q*ve, fck alb” shkruan Xhavaranë një nga komentet e bëra në profilin e historianit.

Denoncoi aktivitetet antishqiptare të rrogozhinasit që prezantohet si

Përplasja e ashpër mes historianit, i cili ka dhënë një kontribut goxha të gjatë në mbrojtjen e emigrantëve shqiptarë në Greqi, dhe shqiptarit Dhimitër Ziso Xhavara ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjet. Rasti në fjalë tregon përplasjen dhe ofendimet e patolerueshme të një shqiptari drejtuar një bashkëkombësi të tij, e jo vetëm.

Edhe pse nëpër rrjet Dhimitër Ziso Xhavara prezantohet si grek me emrin Mitros Tziavaras, Llalla bën me dije se personi në fjalë është një shqiptar i lindur në Rrogozhinë.

Denoncoi aktivitetet antishqiptare të rrogozhinasit që prezantohet si

Denoncoi aktivitetet antishqiptare të rrogozhinasit që prezantohet si

Edhe pse Llalla për dy vite, 1998-200, dha kontributin e tij si kryetar i forumit të emigrantëve shqiptarë në Greqi, sot e kësaj dite historiani i njohur del në mbrojtje të komunitet shqiptar jo vetëm në Greqi por dhe më tej.

Llalla së fundmi reagoi dhe për studentët shqiptarë të cilët u ndaluan nga policia për të penguar pjesëmarrjen e tyre në protestën e madhe të thirrur në Maqedoninë e Veriut, atje ku të rinjtë ngrenë zërin për të fituar të drejtën e testimit të tyre në gjuhën amtare, gjuhën shqipe.

Ndalimin e studentëve, historiani Llala e theksoi të padrejtë dhe provokim që rrjedh nga pengesa e hapjes së kapitujve për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian.

Advertisement