Politike
“Nuk votoj Berishën”/ Ilir Vrenozi shpërthen ndaj procesit në PD: Këto janë parime komuniste
Ilir Vrenozi, një nga demokratët më të njohur në Korçë dhe mbështetës i hershëm i Partisë Demokratike, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votimin e organizuar sot nga Sali Berisha.
Në një reagim të fortë publik, Vrenozi është shprehur kritik ndaj procesit, duke e cilësuar atë si një votim pa garë dhe me “parime komuniste”.
“Saliu duhet ta hapte partinë, duhet një kryetar tjetër. Këto nuk janë votime”, është shprehur ai.
Më tej, Vrenozi deklaron se pjesëmarrja në këtë proces do të ishte një gabim nga ana e tij.
“Do bëj faj po vajta të votoj. Nuk shpërdoroj votën duke votuar Sali Berishën”, tha demokrati korçar.
Qëndrimi i Ilir Vrenozit vjen në një moment kur procesi i votimit brenda PD-së po shoqërohet me debate dhe përçarje të forta mes demokratëve.