Connect with us

Politike

ISH-PRESIDENTI kroat del në mbrojtje të Metës: Po shkelen të drejtat themelore

Stipe Mesic, ish-presidenti i Kroacisë, ka shprehur solidaritetin e tij për ish-presidentin ilir Meta që aktualisht ndodhet në parapurgim, nëpërmjet një letre drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushit. Ai e cilëson situatën e procesit gjyqësor si shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe shprehet i trishtuar për mënyrën e trajtimit në paraburgim të Ilir Metës.

Mesic i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore shqiptare që të garantojnë mbrojtjen e të drejtave themelore duke shprehur pritshmërinë për një reagim institucional lidhur me situatën e ish-presidentit të vendit. Po ashtu ai u bën thirrje edhe organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave civile që të reagojnë lidhur me këtë çështje.

“Jam thellësisht i trishtuar që të drejtat civile të z.Meta janë të kërcënuara. Kërkoj nga të gjitha organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave civile të reagojnë pozitivisht”, shkruan ish-presidenti kroat në letrën e tij./

Advertisement