Connect with us

Sport

I shtohen edhe 1 milion euro, kush është talenti shqiptar që Kombëtarja mund t’i marrë Danimarkës

Olti Hyseni është talenti shqiptar, që pas përditësimit të fundit të vlerave të “transfermarkt”, ka përfituar rritje me 1 milion euro. Me shifrën aktuale 2.5 milionë euro, Hyseni është edhe lojtari më i vlerësuar i Sonderjyskes në Danimarkë.

18-vjeçari është pjesë e Danimarkës së moshave ku edhe ka lindur. I ka të dy prindërit nga Kosova dhe gëzon po ashtu pasaportë kosovare. Më parë i refuzonte “dardanët” duke treguar se ndihet danez.

Ishin pesë gola të shënuar dhe po aq të asistuar gjatë këtij edicioni në të gjitha kompeticionet. Shifra këto të njëjta me një sezon më parë.

Hyseni do të ishte një opsion interesant për Shqipërinë. Deri tani ka kaluar te moshat e Danimarkës për ekipet U-16, U-17, U-18 dhe U-19. Në total prej tij janë 15 gola të shënuar.

Advertisement