Connect with us

Bota

Irani s’mund të ketë armë bërthamore/ Trump: SHBA-ja pranon vetëm marrëveshje perfekte 

Presidenti amerikan, Donald Trump duke folur për konfliktin me Iranin deklaroi se parandalimi i Iranit nga pajisja me armë bërthamore është më urgjent sesa çmimet e karburantit

Sa i takon rritjes së kostos së jetesës në SHBA për shkak të bllokadës së eksporteve të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, Trump i pa shqetësuar tha se çmimet do të ulen së shpejti.

“Urgjenca kryesore është që nuk mund ta lejojmë Iranin të ketë një armë bërthamore. Kemi sasi të jashtëzakonshme energjie. Jemi të bekuar me diçka shumë të veçantë. Ato çmime do të ulen. Do të ulen shpejt”, tha Trump për gazetarët pas mbledhjes së Kabinetit.

Ai shtoi gjithashtu se nuk do të pranonte një marrëveshje në të cilën Irani ia dorëzon uraniumin e pasuruar Rusisë ose Kinës. Ai shtoi gjithashtu se do të përjashtonte lehtësimin e sanksioneve për Iranin.

“Jo, nuk do të ndihesha rehat. As sanksione, as para, as asgjë. Ne do ti mbajmë nën kontroll ato para dhe kur ata sillen siç duhet dhe bëjnë atë që është e drejtë, ne do t’u japim atyre paratë e tyre. Por tani për tani, ne nuk po e bëjmë këtë”, shtoi Trump.

Presidenti amerikan përsëriti se nëse nuk arrihet një marrëveshje perfektë me Iranin, SHBA-ja do të tërhiqet nga bisedimet.

Mund të arrijë një marrëveshje të mirë tani, por ndoshta jo një marrëveshje të shkëlqyer, dhe nëse nuk është një marrëveshje e shkëlqyer, nuk do ta bëjmë”, tha ai, teksa sulmoi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të Barack Obamës.

Advertisement