Connect with us

Sport

Formacioni/ Si vendoset sot Kombëtarja në ‘Air Albania’

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë këtë të mërkurë duke nisur nga ora 20:00 miqësoren kundër Izraelit në ‘Air Albania’. Dueli i sotëm do të jetë i pari për trajnerin Rolando Maran në stolin e Shqipërisë, me italianin që do të debutojë përpara tifozëve kuqezinj.

Ndeshja e sotme do të jetë e shtata mes dy ekipeve në histori, ndërsa e para miqësore, pasi më herët përballjet kanë qenë për kualifikueset e Kupës së Botës dhe Ligës së Kombeve.

Izraeli ka katër fitore kundër Shqipërisë, ndërsa tanët kanë siguruar dy fitore. Shqipëria merrte fitoren e parë më 11 qershor të vitit 2017 për kualifikueset e Kupës së Botës, 0-3 në Haifa me dopietën e Armando Sadikut dhe golin e Ledian Memushaj. Fitorja e dytë për tanët daton më 7 shtator të vitit 2018 për Ligën e Kombeve, me Shqipërinë që i falej golit të Taulant Xhakës për fitoren 1-0 në ‘Elbasan Arena’.

Pas këtij momenti ‘peshorja anoi’ për Izraelin që në tre ndeshjet e fundit ka marrë po kaq fitore kundër tanëve. Dueli i fundit mes dy ekipeve mban datën 24 shtator 2022, pra thuajse katër vite më parë dhe Izraeli fitonte 2-1 në Tel Aviv me golat e Shon Ueissman dhe Tai Baribo, ndërsa për Shqipërinë barazonte përkohësisht Myrto Uzuni.

MASAT – Në kuadër të kësaj ndeshje pjesëtarë të ushtrisë izraelite kanë qenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ ndërsa nuk mungonte as njësia anti eksploziv e Shqipërisë. Masa të tilla janë ndërmarrë edhe në të kaluarën, edhe pse kanë qenë shumë më të mëdha.

FORMACIONI – Trajneri Maran pritet të luajë me skemën 4-3-1-2, ndërsa me interes pritet të shihet sesi italiani do t’i qaset lojës dhe rivalëve.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-1-2): Sherri; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Shehu, Asllani; Bajrami; Broja, Daku (Uzuni) Trajner: Rolando Maran

Advertisement