Sport
Dramë në Guadalajara, Koreja e Jugut përmbys Çekinë në ndeshjen e dytë të Grupit A
Koreja e Jugut e ka nisur me fitore aventurën në Grupin A të Botërorit 2026, duke përmbysur Çekinë me rezultatin 2-1 në një ndeshje të zhvilluar në Guadalajara, mes atmosferës festive dhe mbështetjes së madhe të tifozëve koreanë dhe meksikanë.
Çekët kaluan të parët në avantazh në minutën e 59-të, kur Ladislav Krejci realizoi me kokë pas një rivënieje të gjatë nga Vladimir Coufal. Dominimi i tyre në duelet ajrore u shpërblye me këtë gol, por epërsia zgjati pak.
Vetëm tetë minuta më vonë, Koreja e Jugut barazoi falë një aksioni të bukur. Lee Kang-in dha një pasim të shkëlqyer në thellësi për Hwang In-beom, i cili shmangu mbrojtësin dhe dërgoi topin në cepin e largët të portës me një goditje të saktë me të djathtën.
Hwang u shndërrua më pas në protagonist edhe te goli i fitores. Ai asistoi për sulmuesin e sapofutur në lojë, Oh Hyeon-gyu, i cili realizoi golin vendimtar pasi kishte zëvendësuar Son Heung-min.
Kapiteni korean pati një ditë të vështirë para portës. Son krijoi pesë raste vetëm në pjesën e parë, por nuk arriti të shënojë dhe mbetet ende dy gola larg rekordit historik të golashënuesit më të mirë të kombëtares, me 56 gola të realizuar deri tani.
Çekia mendoi se kishte barazuar në pjesën e dytë kur Tomas Soucek shënoi me kokë pas një goditjeje dënimi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në takimet e ardhshme të grupit, Koreja e Jugut do të përballet me Meksikën më 18 qershor, ndërsa Çekia do të kërkojë pikët e para kundër Afrikës së Jugut në Atlanta.
REZULTATI
Koreja e Jugut 2-1 Çekia
Hwang 67’, Oh 80’ / Krejci 59’
Goli i Krejcit (Video)
Goli i Hwang (Video)
Goli i Oh (Video)
RENDITJA (GRUPI A)