Pinknews
Ish-banorja e BBV 5: Do martohesha me Ronaldon sepse…
Ish-banorja e Big Brother VIP 5, Armela Hyseni, u vendos para një interviste të sikletshme të Mateo Borrit në ‘Top Arena’.
Pjesë nga intervista-
Armela: Në stadium njerëzit janë në pasion e sipër, bëjnë disa gjëra që nuki bëjnë zakonisht. ‘Të hëngsha zemrën’, ‘Ma bëre ditën’…
Mateo: Cilët të duken më shumë tërheqës, futbollistët apo arbitrat?
Armela: E kam thënë sot në intervistë, kohët e fundit më janë dukur më të pashëm arbitrat.
Mateo: Konkretisht ndonjë emër.
Armela: Është një arbitër nga Sllovenia, është 45 vjeç dhe e ka emrin Slavko Vincic. Ai është shumë shumë simpatik.
Mateo: Futbollisti i fundit që të ka ngacmuar…
Armela: Nuk e them dot.
Mateo: Po ti, ke ngacmuar ndonjëherë ndonjë futbollist?
Armela: Jo, nuk kam ngacmuar ndonjëherë një futbollist.
Mateo: Gënjen.
Armela: Mund të them një futbollist të huaj që më ka ngacmuar, si mendon? Para shumë vitesh më ka shkruar Neymar. E kam edhe në telefon. Manushi e ka parë edhe vetë. Atëherë ai luante me PSG, ishte në Paris dhe më ftoi edhe për ta takuar.
Mateo: Do të doja tre emra futbollistësh, një për t’i bërë bllok, një për ta ftuar për darkë dhe një për martesë.
Manushi: Duhet t’i gjesh të tre shqiptarë.
Armela: Jemi në Botëror, do flasim për të huaj. Dhe do bëjmë sikur gjoja ata janë single. Për t’u martuar, do martohesha me Cristiano Ronaldon sepse është shumë ‘husband material’. Për darkë do takoja Olise. Bllok do t’i bëja Neymarit.
Mateo: A të ka shkruar ndonjëherë ndonjë futbollist që është i lidhur?
Armela: Po.