Connect with us

Sport

Vendos goli më i shpejtë i këtij Botërori, Maroku fiton 0-1 kundër Skocisë dhe shkon në katër pikë

Mëngjesin e kësaj të shtunë me orën shqiptare, Maroku fitoi 0-1 kundër Skocisë në ndeshjen e dytë të Grupit C në Kupën e Botës 2026. Fitorja e parë për marokenët në këtë turne u vendos nga goli i Ismael Saibari pas vetëm 71 sekondave lojë, duke e bërë sulmuesin afrikan golashënuesin më të shpejtë deri tani në këtë Botëror.
Afrikanët e nisën mirë ndeshjen dhe Brahim Diaz asistoi bukur për Saibarin, me këtë të fundit që lëshoi një ‘predhë’ me të djathtën nga brenda zone duke e ndalur pas krahëve të Gunn.
Maroku vijoi me lojën e bukur dhe rastet për shënim, por edhe Skocia ngacmoi në disa momente, teksa nuk mundi ta godiste në asnjë rast portën rivale. Fundi i ndeshjes i pa skocezët të hedhur në sulm, por Maroku nuk përfitoi për të ‘vulosur’ sfidën me golin e dytë. Në fund Maroku gjeti fitoren e parë në këtë Kupë Bote dhe me katër pikë mban kreun e Grupit C.
Pas dy ndeshjeve të para, Haiti me zero pikë është skuadra e parë e eliminuar zyrtarisht nga Kupa e Botës. Grupi C kryesohet nga Brazili me katër pikë, ndjekur nga Maroku po me këtë kuotë pikësh, por amerikano latinët kanë golavarazhin më të mirë. Më pas vjen Skocia me tre pikë.
Ndeshjet e fundit në këtë grup do të jenë Skoci – Brazil dhe Marok – Haiti më 25 qershor.

Advertisement