Bota
Rinia e përjetshme jo vetëm fantazi Hollywoodi/ Amerikanë testojnë terapinë që ‘kuron’ plakjen
Me përparimin e teknologjisë duket se ‘rinia e përjetshme’ nuk është më vetëm një fantazi në filma apo romane, por është shkencërisht e mundur.
Si funksionon terapia e tyre
“Ky është kandidati i parë për restaurim epigjenetik i miratuar për prova klinike, dhe nëse është i suksesshëm, trajtimi ER-100 do të përfaqësonte rastin e parë të ripërtëritjes qelizore tek njerëzit”, deklaroi kompania në një njoftim për shtyp.
“Hulumtimi ynë ka sugjeruar që plakja është kryesisht e nxitur nga humbja e informacionit epigjenetik, jo nga dëmtimi i pakthyeshëm”, shpjegoi David Sinclair, bashkëthemelues i Life Biosciences dhe profesor i gjenetikës në Shkollën Mjekësore të Harvardit.
“Ky studim klinik përfaqëson mundësinë e parë për të testuar nëse rivendosja e këtij informacioni mund të përmirësojë rrjedhën e sëmundjeve njerëzore”, tha ai.
Tre proteinat e përdorura në terapinë gjenetike OSK veprojnë si një buton rivendosjeje në qeliza, duke i kthyer ato në një gjendje më rinore. Sekuenca e ADN-së së një personi mbetet kryesisht e qëndrueshme gjatë gjithë jetës, edhe ndërsa plaket. Megjithatë, kodi epigjenetik i cili kontrollon se cilat gjene ndizen ose çaktivizohen ndryshon me kalimin e kohës. Këto ndryshime mund të vijnë nga faktorët e stilit të jetës, siç janë pirja e duhanit ose konsumimi i alkoolit, plakja, sëmundjet dhe lëndimet, dhe mund të çojnë në pasoja të dëmshme, duke përfshirë kancerin ose çrregullimet neurologjike.
Terapia e Life Biosciences synon këto ndryshime duke ofruar drejtpërdrejt një sërë udhëzimesh gjenetike: tre proteinat OSK veprojnë si një çelës “ndezës” për qelizat e synuara dhe rivendosin ndryshimet e dëmshme që janë grumbulluar me kalimin e kohës.
Kjo qasje është përdorur në biologji për të transformuar qelizat e zakonshme në qeliza burimore, një zbulim që i dha Sir John B. Gurdon dhe Shinya Yamanaka Çmimin Nobel për Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2012.