Politike
Protestat/ Zbulohet çfarë po ndodh në mbledhjen e grupit të PS deri më tani
Prej orës 10 kryesocialisti Edi Rama është duke drejtuar mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ku po marrin pjesë edhe të gjithë ministrat.
Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërkohë pritet që fjala e Ramës të transmetohet më vonë.
Gazetari që po e ndjek këtë mbledhje bën me dije se fokusi është vendosur tek situata e protestave me të cilat po përballet shumica e qeverisëse socialiste.
Deri më tani citojnë burime nga kjo mbledhje se po ndodh një diskutim i thelluar dhe Rama bashkë me ministrat dhe deputetët po ballafaqojnë mendimet dhe leximet e situatës aktuale në një kohë kur protesta po mbyll sot javën e tretë të saj.