Connect with us

Politike

Protesta/ Demokracia po përballet me njeriun që s’ka ndërtuar asgjë në jetën e tij

 

Protestat për Zvërnecin, Rama: Sheshi i protestës, studio për të ushqyer algoritmin! Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

Kryeministri Edi Rama komentoi në mbledhjen e grupit të PS protestat kundër projektit turistik në Zvërnec, duke thënë se në epokën e rrjeteve sociale protestat nuk zhvillohen më vetëm në shesh. Sipas tij, protestat shërbejnë gjithnjë e më shumë si material për algoritmin në rrjetet sociale, të cilat favorizojnë konfliktin, zemërimin dhe përplasjet. Rama tha se protesta prej 20 ditëhs tregoi se si sheshi është kthyer në një studio për të ushqyer algoritmin.

“Kush mendon se me like dhe follwersa bën politikë, ose bën vetëm politikë, bën gabim. Me likes bën shërbimin e atyre oligarkëve me të mëdhenj të planetit, që përmes algorimit pasurohen çdo ditë. Algoritmi nuk shpërblen qetësinë sepse qetësia është armik i algorimit, algoritmi nuk shpërblen nuancat, i fsheh, sepse nuancat janë kundërshtare të algorimit. Alogritmi nuk e do arsyen, prandaj në të gjitha psotimet, në të gjitha platformat që janë të mërzitshme, kanë një shpërndarje shumë më të ngadaltë se sa ato që janë tërheqëse. Algoritmi është aty për të shpërblyer konfliktin, indinjatën, frikësimin e të tjerëve. Sepse frikësimi prodhon klikime, klikimet prodhojnë kohë dhe koha prodhon para. Për herë të parë në histori, ekonomia e vëmendjes është bërë ekonomi politike, sa më shumë zemërim aq më shumë shikueshmëri, ndikim, pushtet, mbi skllevërit e algoritmeve. Kjo është arsyeja pse sot protestat nuk zhvillohen vetëm në shesh, por kanë nevojë për një shesh thjesht si përfaqësim i një lukunie që proteston në algoritëm. Madje sheshi është studio televizive, është vendi ku filmohet materiali për ta ushqyer algoritmin dhe për ta justifikuar atë. Kjo është beteja e kohë sonë, s’ka lidhje me të majtën dhe të djathtën, por me konfliktin. Kush kërkon like dhe follow me zemërim, punon kundër fëmijëve të tij”, tha Rama.

Kryeministri Rama: Shekulli XXI po prodhon proletariatin e algoritmit! Demokracia po përballet me njeriun që s’ka ndërtuar asgjë në jetën e tij

Kryeministri Edi Rama është shprehur se shekulli i XXI po prodhon proletariatin e Algoritmit.

Sipas kryeministrit Rama, fuqia e algoritmit i ka dhënë njerëzve diçka që dikur fitohej vetëm me vite pune, dukjen.

Rama tha se sot demokracia po përballet me njeriun që s’ka bërë kurrë asgjë në jetën e tij dhe që kërkon të qeverisë vendin.

“Kush shkon dhe kërkon një like dhe një folloë me zemërim, punon kundër fëmijëve të tij. Çdo kohë prodhon një figurë të saj karakteristike. Nëse shekulli 19 prodhoi proletariatin industrial, shekulli 20 prodhoi shoqërinë e mas-medias, shekulli i 21 po prodhon proletariatin e algoritmit. Një klasë e re që nuk e bashkon puna, por vëmendja. Nuk e bashkon prodhimi, por shija e konsumimit të vetes në ekran. Dhe mbi të gjitha e bashkon një iluzion shumë i madh, që sa më shumë të dukesh, aq më shumë autoritet ke. Unë s’kam besuar se demokracia është pronë e ekspertëve dhe politikanëve, sepse realisht besoj se është pronë e qytetarëve. Liria e fjalës në demokracitë funksionale nuk e ka përmbysur kurrë ligjin e pashkruar të gravitetit të dijes. Në bazë të dijes, vendimmarrësit kanë marrë vendime.

Sot për herë të parë në histori demokracia po përballet me njeriun që mund të mos ketë ndërtuar kurrë asnjë gjë, që mund të mos ketë bërë asnjë shkollë dhe që nuk ka administruar kurrë një zyrë me 3 vetë. Megjithatë ky tip zgjohet në mengjes, me bindjen që e kupton shtetin më mirë se kushdo. Sepse algoritmi i ka dhënë atij diçka që dikur fitohej vetëm me vite pune, dukjen. Vendosjen e vetes në vëmendjen e të tjerëve. Jo duke bërë ndonjë propozim për atdheun, por duke thirrur ‘vdekje tradhtarëve’ të atdheut. Nuk ka rëndësi nëse ajo që shpërndahet është e drejtë. Mjafton të jetë e fortë dhe skandaloze. Pikërisht në këtë klimë ndodh edhe diçka tjetër. Sapo krijohet një krizë, shpërthen një ekzaltim kolektiv, duke pritur të gjithë të bëhen pjesë e saj, për faktin se është krijuar një skenë për t’u dukur dhe për të mbledhur babëzinë që algoritmi njësoj si droga ta nxit që të shtojë dozën”, tha mes të tjerash Rama.

‘Zvërneci’, Rama: Me PS nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkut në tregun e karrierave të humbura

Kryeministri Edi Rama vijoi komentet për protestat kundër projektit turistik në Zvërnec, duke kritikuar ata që sipas tij përpiqen të ndërtojnë karrierë politike mbi konfliktin dhe zemërimin e prodhuar në rrjetet sociale. Rama tha se me PS nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkut në tregun e karrierave të humbura.

“Por ata të karrierës janë më qesharakët. Sepse se kanë marrë vesh qe me PS dhe ne nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkut në tregun e karrierave të humbura. Algoritmi e ka të domosdoshme të shfaqet edhe profetët që lajmërojnë fundin e botës analistët që bwjnw analiza pa fakte, strategët që nuk dinë çdo të thotë të bësh strategji sektoriale. Për ta nuk ka rëndësi, se ca ndërtohet, për ta ka rëndwsi se çfarë duhet shembur dhe si ta shembin, se vetëm në rrënojat e punë së tw tjerëve ata mund të ngrihen në piedestalin e madhështisë, në skenën virtuale ku marrin liket, follwersat. Për ta çdo incident është një revolucion. Sa vite kemi që i dëgjojmë paralajmëruesit e stuhive të ardhme, për fundin e kësaj force politike, çdo protestë është rast për përmbysje, jo për temën. Çdo protestë për temën është gjëja më legjitime, dhe kur ti je gati të ftosh nw diskutim për të kuptuar se si mund të adresohet tema më mirë, aksush nuk paraqitet sepse të jesh pjesë e cunamit është shumë më e rëndësishme se të jesh pjesë e zgjidhjes. Secili kërkon diçka, e kërkon përmes asaj vale çmendurie, duke ushqyer algoritmit dhe të kundërtën e asaj për të cilën pretendon se është atje”, tha Rama.

Advertisement