Connect with us

Politike

Rama për Lubonjën: E njëjta pafytyrësi e atyre që mbronin gënjeshtrën që e mbante atë në burg

Edi Rama: Shikoni Fatos Lubonjën e kam sjellë në mes si emër dhe një here pas shume e shumë vitesh që me të njëjtën pafytyrësi të atyre që mbronin gënjeshtrën që e burgosi dhe i kërkonin llogari për gjëra që s’kishte bërë, duke i prezantuar dëshmitarë të rremë dhe duke i ngritur akuza haluçinante, kërkon llogari nga unë për Arubën. Edi Rama thotë duhet të japë llogari për Arubën? Llogaria jepet mbi bazën e fakteve. Dhe kurrë si takon të akuzuarit që të prodhojë që ai nuk është ai për të cilën akuzohet. Çfarë vlere ka që unë them nuk klam qenë kurrë në Aruba, nuk e di fare për çfarë bëhet fjalë çfarë ndodh në Aruba. S’ka asnjë vlerë , sepse ndërkohë Aruba është bërë e vërtetë, është nxjerre në fushën e algoritmit, siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumues kokaine. “ik o drogaxhi” është refren që më ndjek dhe është bërë i vërtetë, siç është e vërtetë që unë kam akuzuar tim atë për marrëdhënie me bashkëshorten time. Algoritmi i ka bërë këto të vërteta.

‘Edi Rama ka mbaru’, kryeministri ironi me thirrjet në protestë: Ikën mbrëmja dhe mëngjesi, por unë këtu jam

1781949810_edirama.JPG

Kryeministri Edi Rama ironizoi thirrjet në protestë  “Edi Rama ka mbaru”:

“Për t’i dhënë kësaj një pathos revolucionar, aty në sheh nis refreni Edi Rama ka mbaru. Puna është se ikën mbrëmja dhe ikën mëngjesi, aty s’ka njeri se sheshi hapet në mbrëmje, ndërkohë që unë jam këtu, ne jemi këtu. E nesërmja vjen, vitet ikin, profecia vazhdon, sepse edhe po s’u bë e vërtetë, bëhet virale dhe ja ku jemi sot. për dekada me radhë kemi luftuar për lirinë shprehjes, me të drejtë, pa të s’ka demokraci, por ndërkoha pa e kuptuar kemi hyrë në një ferr tjetër social. Epokë ku problemi është pakufijshmëria e lirisë së shpërndarjes. Sot s’ka nevojë të censurosh faktet,. Mjafton t’i mbysësh. Kjo është situatë  re kohës sonë, fakti dhe gënjeshtra janë dy njësi të mënyrës si funksionon algorimit, që nuk pyet kush ka të drejtë, por kush e merr peng më gjatë vëmendjen. Atij i jep shtysë tjetrit i ul shpërndarjen”, tha Rama.

Advertisement