Connect with us

Politike

Protestë e Kuvend njëherazi, PD bojkoton seancën: Të përfshihen 4 projektligjet në rendin e ditës 

Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë të pranishëm në Kuvend, teksa seanca nuk ka nisur ende dhe jashtë dyerve të parlamentit, ka tensione mes protestuesve e policisë.Në një reagim, grupi parlamentar i PD thotë se do të bojkotojë seancën e sotme plenare pasi mazhoranca nuk përfshiu shqyrtimin e 4 projektligjeve në rendin e ditës dhe rrëzoi mocionet me debat për rezolutën e PE dhe protestën në seancën e kaluar.
Gjithashtu thonë se nëse parlamenti vijon punimet kur jashtë ka protestë, humbet roli i tij si përfaqësues i qytetarëve.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila vijon të pengojë opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe në përmbushjen e detyrimit për të përfaqësuar interesin e qytetarëve.
Të martën, duke përdorur forcën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga Kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi kërkesat legjitime të qytetarëve, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaji, si edhe mbi konstatimet dhe rekomandimet e Rezolutës së Parlamentit Europian të miratuar pak ditë më parë.

Advertisement