Politike
Zyrtarët në dosjen ‘Aruba’/ Braho: Emrat do bëhen publikë pas hetimeve
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho deklaroi se dosja do të bëhet transparente kur të përfundojnë hetimet.
I pranishëm para Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho iu përgjigj pyetjeve të deputetit Ivi Kaso, i cili kërkoi që të SPAK të bënte publike emrat e zyrtarëve të lartë që ishin takuar në Aruba me eksponentë të krimit të organizuar
Ivi Kaso: Duke u ndalur te dosja Aruba, predispozohet se ka një takim me persona të krimit të organizuar me zyrtarë të lartë shqiptare. Ju shqetëson fakti që ka rrjedhur kjo dosje? A mendoni që keni një detyrim për shqiptarët, për të treguar se kush kanë qenë këta politikanë në takim, që kanë bërë plazh në janar, me apo pa mandat kryeministri, qoftë nga opozita e qoftë nga mazhoranca.
Klodian Braho: Është një çështje nën hetim. Nuk mund të ndodhë që SPAK të ketë një provë në një dosje dhe ajo të lihet aty në gjumë e të mos hetohet. Tjetër gjë mund të thuhet, por këto janë hamendësime, opinione. Kur të përfundojnë hetimet, institucioni mund të bëjë transparencë. Nuk i merremi me komentet politike, të asnjë pale.