Aktualitet
Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë, flakët shkrumbojnë gjithë mallin
Një biznes i vogël, rrobaqepësi, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.
Menjëherë pasi është konstatuar tymi që dilte nga biznesi, i cili ndodhet në katin përdhes të një pallati 10-katësh, janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Falë reagimit të shpejtë dhe mbërritjes në kohë të zjarrfikësve, flakët janë izoluar menjëherë, duke parandaluar përhapjen e zjarrit. Si pasojë janë evidentuar vetëm dëme materiale brenda ambientit të biznesit
Pas shuarjes së flakëve, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që sollën rënien e zjarrit në këtë biznes.