Politike
DADO VESHI UNIFORMEN E SHTETIT DHE ME RREMBEU
Ka nisur përballja e radhës në Gjykatën Administrative për padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili kërkon anulimin e dekretit që e bëri Ols Dadon prokuror. Kryetari i Tiranës ka mbërritur në gjykatë, i shoqëruar nga Policia e Burgjeve.
Avokati Plarent Ndreca ka nisur me leximin e qëndrimit në lidhje me kërkesën e shoqatës Asociacioni për Media e Drejtësi për të qenë palë në gjykim dhe është shprehur se duhet pranuar.
Qëndrimin e shprehu edhe Veliaj duke shtuar se Dado veshi uniformën e shtetit dhe e rrëmbeu. Ai kërkon që gjykata të kthejë besimin te drejtësia duke e cilësuar si peshë të gjykatës.
Veliaj: Është evidente që po krijohet asimetri një palë po i shtohet interesi publik ndërkohë të paditurve të tjerë po i largohen. Ka dy arsye: ose KLP nuk tregon respekt për këtë gjykatë ose KLP ka kuptuar që Ols Dado nuk është prokuror. Vendimet e gjykatës Kushtetuese konfirmuan se mandati i kryetarit të bashkisë nuk mund të trajtohet si plaçkë. Në rastin tim dikush ka veshur uniformën e shtetit dhe më ka rrëmbyer. Besoj se pesha e kësaj gjykate është të kthejë besimin te drejtësia. Nëse dikush do vishet si polic apo prokuror dhe do bëhet pjesë e këtij teatri merr në qafë një qytet të tërë. Pra kërkoj të pranohet kërkesa e shoqatës.
Sipas përfaqësuesve të shoqatës, çështja ka interes publik dhe lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë, një nga objektivat kryesore të veprimtarisë së kësaj shoqate. Shoqata zbuloi se prokurori Dado ka qenë pjesë e hetimit për vrasjet në bulevard, para kryeministrisë së udhëhequr nga Sali Berisha në 2011-ën. Sipas tyre, mënyra si është hetuar 21 janari, me përfshirjen edhe të Dados, lidhet drejtpërdrejt me kriteret dhe rrethanat e emërimit të tij si prokuror në shkelje të ligjit.
Avokati i Ols Dados: Kemi një akt administrativ individual, provat që u dorëzuan nga avokati i shoqatës janë fletëhirrje që Gjykata Administrative e ka njoftuar për çështjen e cila ndodhej në fazën parapake. Në kërkojmë që të rrëzohet kërkesa e shoqatës për ndërhyrje kryesore.
Gjykata: Këto kërkesa janë të fazës përgatitore dhe në fund gjykata do të shprehet për çdo kërkesë ose do vendosë që ta kalojë çështjen për gjykim.
Ndërkohë në sallë është paraqitur një zonjë e cila është ka bërë kërkesa që të vijë në sallë si përfaqësuese e Veliajt. Ndërkohë rezulton që zonja nuk ka as licencë avokati. Asnjëra nga palët nuk e njeh zonjën. Gjykata theksoi që do të referojë çështjen në organet kompetente.
Gjykata thekson se ka një kërkesë për ndërhyrje kryesore në gjykim edhe nga Tom Deda, ish-prokuror.
Gjyqi kundër Olsi Dados/ Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, Ndreca: Do shkojmë në Apel
TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndrecaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut për anulimin e emërimit të prokurorit Olsi Dado. Në një deklaratë për mediat, Ndreca u shpreh se vendimi ishte i pritshëm dhe se ky proces përbën një tjetër akt prove.
Ai deklaroi se nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se prokurori Dado është emëruar në përputhje me ligjin. Sipas avokatit, edhe në këtë rast sistemi i drejtësisë nuk tregoi aftësi për tu vetëkorrigjuar, duke lënë të pandryshuar situatën e krijuar.
“Ishte një vendim i pritshëm, e kam paralajmëruar disa herë në lidhje me atë që si u zhvillua procesi. E vetmja mënyrë për të shpëtuar nga gjykimi në themel ishte mos legjitimimi, mos lejimi të kishim akses real në gjykatë. Ky ishte më shumë test për sistemin se sa Administrativja ka aftësinë të rregullojë problemet e sistemit. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme, as vetë Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt. A këtë radhë sistemi nuk tregoi aftësinë për tu vetërregulluar. Të vërtetën do të ndjekim deri në fund pasi nuk lidhet vetëm me Veliajn, Bashkinë Tiranë dhe dëmin që po u shkaktohet qytetarëve, por me sistemin e drejtësisë dhe dështimin e saj për tu vetëkorigjuar”, u shpreh ai.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar me 23 janar të vitit 2026 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado. Në këtë kërkesë, Veliaj ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.
Sipas padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit pa shkollën përkatëse të Magjistraturës. Kryebashkiaku kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.
Në këtë padi, theksohet se të gjitha veprimet penale të kryera ndaj Veliajt, mbështeten mbi një akt emërimi ‘nul ab initio’, duke sjellë pasoja të rënda ndaj Bashkisë së Tiranës, Republikës së Shqipërisë, rendit kushtetues, institucioneve, familjes dhe individit.
Gjyqi kundër Ols Dados, Gjykata Administrative rrëzon Veliajn, nuk nis shqyrtimin
TIRANË- Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj ditën e sotme për pavlefshmërinë e Olsi Dados si Prokuror. Mësohet se Administrativa nuk ka nisur shqyrtimin e çështjes së ngritur nga Veliaj, duke bërë që padia të rrëzohet automatikisht.
Sipas vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, gjykata ka vlerësuar se Erion Veliaj ka interes të tërthortë dhe jo interes të drejtpërdrejtë në këtë çështje.