Aktualitet
I moshuari shpërthen: Protesta i takon rinisë, ajo do ta çojë vendin në zgjedhje
Një i moshuar ka deklaruar ditën e sotme se protesta i takon rinisë dhe do jetë ajo që do ta dërgojë vendin në zgjedhje të lira dhe demokratike. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se qeveria ka shkelur të drejtat ndërkombëtare, duke nisur e drejta e pronësisë. Sipas tij, në institucione nuk zbatohet asgjë.
Qytetari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë. Duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare, siç është toka, ajo është shkelja kryesore dhe është bërë masakër. Edhe në institucione nuk zbatohet asgjë, çfarë qeverie është kjo që nuk zbaton të drejtat e njeriut, ku ka arsyen. Pse ma mban kompensimin, asgjë nuk kanë bërë.
E dëgjova fjalën e kryeministrit dhe nuk ka të bëjë fare me protestën ai, protesta i takon rinisë. Ta çoj vendin në zgjedhje të lira, demokratike dhe të mos jetë asnjë nga partitë politike.