Aktualitet
Protestat vazhdojnë, si në Shqipëri ashtu edhe në diasporë
Sot, protestat në Tiranë vazhdojnë për të 56-ën ditë radhazi. Çdo ditë, qytetarët dalin në shesh me një qëllim të qartë: largimin e qeverisë aktuale dhe një revolucion për Shqipërinë.
Megjithëse vëmendja e mediave është përqendruar kryesisht te protestat në Tiranë, lëvizja shtrihet shumë më tej se kufijtë e Shqipërisë. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në Australi, shqiptarët e diasporës mblidhen çdo javë për të mbështetur vëllezërit dhe motrat e tyre në Tiranë.
Në protestat tona nuk perëndon dielli. Kur një protestë përfundon në një cep të botës, një tjetër nis në anën tjetër. Me një zë të përbashkët, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, duke përsëritur të njëjtën thirrje: “Rama, jep dorëheqjen!”
Një nga qytetet ku kjo frymë qëndrese është bërë tashmë traditë është Frankfurti. Prej javësh, protestuesit janë mbledhur çdo të shtunë në sheshe të ndryshme të qytetit për të ngritur zërin kundër zhvillimeve në Shqipëri. Protestave nuk u janë bashkuar vetëm shqiptarë, por edhe qytetarë gjermanë dhe të huaj të tjerë, të cilët kundërshtojnë shkatërrimin e zonave të mbrojtura, dëmtimin e trashëgimisë natyrore dhe shitjen e tokave shqiptare për interesa private.
Çdo javë, në qytete të ndryshme të botës, shqiptarët dhe mbështetësit e tyre dalin në sheshe të vendosur dhe të papërkulur. Distanca nuk i ndan, por i bashkon në të njëjtin ideal. Protestat do të vazhdojnë derisa qëllimi i tyre të bëhet realitet.
shqi