Connect with us

Aktualitet

Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

Gazetari Artan Hoxha ka folur për rastin e Ervin Matës dhe gjyqin e tij, ku së fundmi u la në masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas Hoxhës, drejtësia në Brazil është e shtrenjtë, por jo se nuk mund të korruptohet.

“Në Brazil ka një gjë, dhe drejtësia në Brazil, jo se s’ka drejtësi, po është pak e shtrenjtë. Pra, diçka që nuk e blen me lekë, e blen me shumë lekë. Gjithsesi, ky është një vendim, një test që ka bërë mbrojtja e Matës atje për të provuar edhe sistemin. Sistemi ka rezistuar, nuk i ka pranuar elementet që ata kanë kërkuar. Pra, t’i japë minimalisht një masë më të butë. Ky është synimi i parë dhe më pas ke mundësi të arratisesh dhe të shkosh diku tjetër, sepse ai e di çfarë e pret në Europë. Kështu që autoritetet braziliane sigurisht që i kushtuan vëmendje dhe sigurisht që kjo i krijon probleme”, tha Hoxha.

Advertisement