Aktualitet
Përdorues i heroinës dhe bartës i HIV/AIDS/ Mjekët flasin pas operacionit të 52-vjeçarit
Në spitalin rajonal të Durrësit është kryer një ditë më parë një ndërhyrje kirurgjikale e konsideruar jo e lehtë nga mjeku kirurg N.M. pasi pacienti, një 52-vjeçar është përdorues i heroinës dhe përfitues i metadonit, si dhe bartës i virusit HIV/SIDA.
Sipas mjekut, pacienti Artan Andoni ndodhet në reanimacion pas ndërhyrjes që iu bë një ditë më parë në këmbë. 20 ditë më parë ai ka bërë një tjetër ndërhyrje në QSUT.
Prej muajit qershor e në vazhdim “ka hyrë e ka dalë në spital, sipas mjekut”. Pas ndërhyrjes së djeshme, parametrat e tij jetësorë janë të qëndrueshëm dhe pritet që në një tjetër moment, pas vlerësimit të mjekëve, të kalojë në pavion.
“Pas ndërhyrjes që ka bërë sot, pavarësisht nga lloji i operacioni gjendja është stabël, është i zgjuar në dhomën e terapisë intensive”, u shpreh mjeku.