Connect with us

Politike

Nëna me dy fëmijë humbën jetën nga zjarri/ Berisha: Indiferenca është ortaku…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në fshatin Domen të Postribës, ku humbën jetën një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur si pasojë e një zjarri në banesë.

Në reagimin e tij, Berisha nuk është ndalur vetëm te shprehja e ngushëllimeve, por ka ngritur edhe akuza për mënyrën e reagimit të shërbimeve emergjente. Ai thekson se zjarrfikësit mbërritën në momentin kur banesa ishte përfshirë plotësisht nga flakët, duke lënë të kuptohet se ndërhyrja, sipas tij, ka qenë e vonuar dhe se kjo mund të ketë ndikuar në përmasat tragjike të ngjarjes.

Përmes shprehjes “Indiferenca është ortaku i zjarrit”, Berisha e zhvendos fokusin nga vetë aksidenti te përgjegjësia institucionale, duke kërkuar në mënyrë indirekte hetim mbi reagimin e strukturave të emergjencës. Në të njëjtën kohë, ai e përdor ngjarjen për të ngritur shqetësimin mbi funksionimin e shërbimeve publike në zonat rurale.

REAGIMI I BERISHES
Ngjarje e tmerrshme në fshatin Domen, Postribë
Të dashur miq, mediat njoftojnë se si pasojë e zjarrit në një banesë kanë mbetur të djegur një nënë 24-vjeçare Bleona Çelaj dhe dy fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë te kethyer nga Gjermania per pushime ne vendlindje.
Kjo tragjedi e rëndë njerëzore ndodhi pasi, kur shërbimi zjarrfikës mbërriti në fshatin Domen, banesa ishte përfshirë plotësisht nga flakët. Ata gjetën trupin e pajetë të njërit prej fëmijëve, ndërsa për fatin e nënës dhe të fëmijës tjetër ende nuk dihet asgjë.
Dhimbje e madhe!
Indiferenca është ortaku i zjarrit në këtë tragjedi tepër të dhimbshme njerëzore.

Advertisement