Politike
Dhimbje në familjen e deputetes Elda Hoti, bashkëshorti humb jetën pas një ataku kardiak
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka bërë të ditur lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, Ladi Ndoja.
Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, Hoti i dha lamtumirën partnerit të jetës me fjalë që pasqyrojnë dhimbjen e madhe të humbjes.
“U prehsh në paqe, i miri i zemrës time! Ladi im, shpirti im. Do na mungosh gjithë jetën”, shkroi deputetja, duke e shoqëruar mesazhin me fotografi familjare.
Sipas familjarëve, shkak i ndarjes nga jeta të Ladi Ndojës ka qenë një atak kardiak.
Lajmi për humbjen e tij ka ngjallur reagime të shumta ngushëllimi nga kolegë, miq dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për deputeten Elda Hoti dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.