Kosova
Kurtit i vjen keq që s’u takua me PDK e AAK’: Me LDK-në synojmë marrëveshje të fortë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i zhgënjyer që Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë refuzuar ftesën e tij për tu takuar për të diskutuar formimin e institucioneve të vendit.
“Fatkeqësisht PDK-ja dhe AAK-ja nuk e konsideruan të nevojshme apo të arsyeshme që të takohemi, por unë mendoj ndryshe. Me AAK-në nuk jemi takuar fare, besoj se ka pasur shumë nevojë që të takohemi përsëri me PDK-në”, tha Kurti
Synimi i Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit, sipas Albin Kurtit, është konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë dhe zgjidhja e presidentit.
Duke folur për takimin me Lidhjen Demokratike e Kosoves, Kurti potencoi se cdo gjë shkon me vullnet të mirë dhe me gatishmëri për marrëveshje.
“Hollësitë e diskutimeve mund të vijnë në shprehje vetëm pas takimeve dhe pas marrëveshjeve, përkatësisht pas suksesit për të cilin urojmë sepse punojmë” – potencoi Kurti