Pinknews
Selin Bollati zbulon biseden me gruan e Adi Hilës: Po i qëndron pranë në këtë moment
Publikimi i videove intime të disa personazheve të njohur të ekranit u bë pjesë e debatit në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Selin Bollati dhe Orinda Huta shfaqën qëndrime të ndryshme lidhur me mënyrën se si shoqëria i trajton raste të tilla.
Gjatë diskutimit, Selin solli në vëmendje rastin e Beatriks Ramosajt gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”, duke kujtuar kritikat e shumta që ajo mori në atë periudhë për historinë e saj të dashurisë brenda shtëpisë.
Sipas Selinit, shoqëria shqiptare shpesh aplikon standarde të ndryshme në raste të ngjashme dhe nuk i trajton personazhet në të njëjtën mënyrë.
Orinda Huta, nga ana tjetër, kundërshtoi paralelizimin mes dy situatave. Ajo argumentoi se fakti që Beatriks Ramosaj u kritikua në atë kohë nuk justifikon përsëritjen e të njëjtës sjelljeje ndaj grave që janë përfshirë në publikimin e videove intime.
Debati u zgjerua më tej te përgjegjësia e personave të përfshirë në marrëdhënie, ndërsa në bisedë u përmend edhe rasti i kompozitorit Adi Hila.
Selin: Nuk po themi që ti kryqëzojmë, përgjegjësia të ndahet, duhet të mbajnë përgjegjësi. Që janë pala e tretë në një marrëdhënie. Sipas bashkëshortes së Hilës, ka qenë një familje e mirë, nuk kanë qenë të ndarë. Me informacionet që kam, bashkëshortja e zotit Hila po i qëndron shumë afër në këto momente.