Politike
Karakaçi publikon bilancin 7-mujor të MIE: Investime në infrastrukturë dhe energji
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka publikuar një pasqyrë të projekteve të përfunduara nga kjo ministri gjatë 7 muajve të parë të vitit.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Karakaçi ka paraqitur disa prej investimeve të realizuara në fushën e infrastrukturës dhe energjisë, duke theksuar se ato synojnë përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e sigurisë energjetike.
Ndër projektet e përfshira në prezantim janë hapja e superstradës Tiranë-Durrës me 8 korsi, rikonstruksioni i rrugës së Komanit, ura e Viroit, si dhe ndërhyrjet në disa nënstacione elektrike.
Sipas ministrit, puna vijon edhe në kantieret e tjera me synim përfundimin e projekteve të nisura dhe përmbushjen e objektivave të përcaktuara për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit energjetik.