Connect with us

Aktualitet

Fluks në Kakavijë, radhë deri në 2 kilometra në hyrje të Shqipërisë

Fluksi i lartë i udhëtarëve ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në Pikën Kufitare të Kakavijës, ku pritjet në hyrje të Shqipërisë kanë arritur deri në rreth 2 kilometra.

Sipas të dhënave nga terreni, vonesat lidhen me ritmin e përpunimit të dokumenteve në palën greke, e cila po operon me 1–2 sportele, ndërsa pala shqiptare ka në funksion 6 sportele për përballimin e fluksit.

Të dhënat e Policisë Kufitare tregojnë se më 6 gusht në Kakavijë janë përpunuar 8,016 shtetas, prej tyre 4,953 në hyrje dhe 3,063 në dalje të Shqipërisë. Gjatë së njëjtës periudhë janë përpunuar edhe 2,553 automjete, me 1,530 në hyrje dhe 1,023 në dalje.

Autoritetet parashikojnë që fluksi të mbetet i lartë edhe në ditët në vijim, për shkak të sezonit veror dhe lëvizjeve të shtuara të emigrantëve dhe pushuesve.

Advertisement