Connect with us

Kronike

Tragjike/ 20-vjeçari ekzekutohet me kallashnikov, autori në arrati

Një ngjarje e rëndë ka tronditur diten e sotme qytetin e Korçës, ku një person rreth 20 vjeç dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14, ndërsa sipas informacioneve paraprake, i riu është qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov.

Pas të shtënave, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka mbërritur në zonë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Informacionet mbeten paraprake dhe pritet një njoftim zyrtar nga Policia e Korçës për të dhëna të tjera mbi viktimën, dinamikën e ngjarjes dhe motivin e krimit.

Advertisement