Kronike
I vendosi pistoletën pas koke Mir Boricit/ Pamjet nga arrestimi i autorit 52 vjeçar
Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me arrestimin e autorit që mesditën e kësaj të shtune, tentoi që të vriste me armë zjarri Ermir Kërtezi, i njohur ndryshe edhe si Mir Bitoci, ku “blutë” kanë bërë publik edhe pamjet e shoqërimit për në Komisariat ë tij.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë 52-vjeçari Poli Boriçi, i cili është identifikuar dhe më pas kapur nga “blutë” e Elbasanit në kohë rekord.
Po ashtu në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar edhe pistoleta me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin, por që për fatin e mirë të këtj të fundit, arma e zjarri iu bllokua.
Ndërsa në njoftim theksohet se po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti mjaft të rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.
Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, reagimi në kohë dhe me profesionalizëm i shërbimeve të Policisë çoi në pranga autorin e dyshuar.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.
Pas marrjes së njoftimit, rreth orës 13:00, se në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç, shërbimet e Policisë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera në kuadër të operacionit “Reagimi”, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. B., 52 vjeç.
Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.
Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.