Connect with us

Kosova

Diplomaci naive/ Kosova i dha mbështetje Ukrainës, Kievi i dhuroi Prishtinës një zarf me ‘JO’ 

Pas invazionit rus, Kosova ishte një nga vendet më të zëshme në mbështetje të Ukrainës.  Megjithatë, pavarësisht kësaj mbështetjeje, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.

Për komentatorin politik, Petrit Zogaj, deklarata e Zelenskyt në Beograd është dëshmi se Kosova ka bërë gabime në pozicionimin e saj të fortë kundër invazionit rus në Ukrainë.

Zogaj beson se pozicioni politik i Kosovës karshi kësaj lufte ishte i mbështetur edhe në një supozim naiv – kalkulimi se Serbia do të zgjidhte Rusinë, duke u izoluar kështu nga bota perëndimore dhe rrjedhimisht Kosova do të përfitonte.

Megjithatë ai vlerëson se humbja më e madhe diplomatike e Kosovës nuk është qëndrimi mosnjohës i Ukrainës, por mos anëtarësimi i Kosovës me Këshill të Evropës.

“Përjashtimi i Rusisë nga kjo organizatë, krijojë një momentum të jashtëzakonshëm për Kosovën, dhe e cila situatë nuk u shfrytëzua. Politika e jashtme e Kosovës dështoi në leximin e duhur të situatës dhe humbi shansin që të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës dhe ky dështim do t’i kushtojë Kosovës shumë gjatë. Pra, qëndrimi i Kosovës përkitazi me luftën në Ukrainë ishe emocional, shkurtpamës dhe kundër interesit nacional. Në anën tjetër, Serbia kishte një qëndrim të balancuar dhe në shërbim të politikës së saj të jashtme. Sot Kosova është e izoluar ndërkombëtarisht, ndërsa Serbia ka ndërtuar raporte shumë të mira me perëndimin, duke i mirëmbajtur ato me lindjen”, argumenton ai.

Advertisement