Bota
Trump kërcënon Omaninin me bombardim: Nëse na pengon, do ta godasim deri në fund
Shteteve të Bashkuara për përballjen me Iranin. Në deklaratat e tij për gazetarët, Trump iu referua Omanit, i cili është përfshirë në negociatat për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
“Nëse Omani na pengon, do ta bombardojmë deri në fund”, mësohet të ketë deklaruar Trump.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se Trupa e Gardës Revolucionare Islamike ka krijuar një kanal sekret komunikimi me administratën e tij për të vijuar bisedimet e paqes. Trump u shpreh se nuk është me nxitim për arritjen e një marrëveshjeje, duke shtuar se iranianët “janë lojtarë të mirë pokeri, por po vdesin”.
Deklaratat vijnë në një moment të tensionuar, ndërsa armëpushimi 60-ditor mes SHBA-së dhe Iranit pritet të përfundojë nesër dhe shqetësimet për përshkallëzimin e konfliktit janë shtuar.
Sipas raportimeve të bëra publike, ushtria iraniane ka ofruar gjithashtu shpërblime për kapjen ose vrasjen e ushtarëve amerikanë në rajon. Ndërkohë, SHBA-ja nuk ka dislokime tokësore në Iran, por vijon fushatën e sulmeve ajrore.
Konflikti ka hyrë tashmë në muajin e pestë, ndërsa mundësitë për një zgjidhje diplomatike duken gjithnjë e më të vështira. Në Uashington, ndërkohë, zyrtarëve ushtarakë u është kërkuar të propozojnë mënyra të reja dhe jokonvencionale për të ushtruar presion ndaj Iranit.
Një komunikim i brendshëm i parë nga CNN u ka kërkuar analistëve të lartë ushtarakë amerikanë ide për mënyra të reja për të “ndëshkuar” Teheranin, duke sinjalizuar se administrata Trump po shqyrton skenarë të tjerë për t’i dhënë fund konfliktit.