Connect with us

Shkrime

Lëpini mirë buzët/ Fuga: Shqipëria do mbretëri, por nuk ka njeri për mbret, kjo është puna

Nga Artan Fuga

Cili është modeli më i keq i qeverisjes?

Kur debatohet për politikën shkencërisht kjo nuk bëhet me pasione që komandojnë arsyen.

Duhet parë sistemi politik i qeverisjes.

Ne kemi nga modelet më të këqija, pavarësisht se kush është në qeverisje dhe kush dëshiron të vijë. Pa ndryshuar atë me disa veprime të shpejta, drama do të përsëritet! Pasi e keqja ikën, vjen përsëri! Humbasim edhe një gjysëm shekulli tjetër. Popujt e tjerë përparojnë.

Cili është modeli ynë: Republika kryeministrore. Më e tmerrshmja, më veselia, më e korruptueshmja.

Mbretëria kushtetuese ka të mirën se për kreun e shtetit nuk bëhej luftë ku qentë hanë njeri-tjetrit apo e kafshojnë duke e cfilitur kombin. Mbreti mbret!

Shqipëria do mbretëri, por nuk ka njeri për mbret! Kjo është puna!

Edhe diktatura e zbutur në formën e një autoritarizmi është më e mirë sepse në të sundimi i njëshit të paktën shprehet sinqerisht dhe njerëzit nuk hallakosen kot. E mbledhin mendjen. Diktatori të paktën nuk le të fortët e çdo lagjeje të të shtypin. Nga lagja në lagje duhet të negociosh kushtetutën e lagjes kur janë të fortët në demokraci.

Edhe republikat presidenciale me dy dhoma janë shumë më të mira sepse presidenti nuk bën dot çfarëdo dhe nuk e bën dot si njërën dhe tjetrën dhomë, pra parlamentin dhe senatin bashkë, duke i futur të dyja në thes.

Edhe perandoria është më e mirë sepse pushteti është larg andej nga kararumelia, a roma….

Kanuni, nuk ishte keq, sido të ishte më mirë se republika kryeministrore ishte! Ca vlera ruheshin, besë e fe!

Kurse republika kryeministrore është veç të tjerash hipokrite sepse kryeministrin e bën perandor dhe nga ana tjetër thuhet se është kryeministër. Se gjoja ka parlament që e kontrollon, por parlamenti futet i gjithi në xhep.

Edhe ka pushtet absolut, pra ka marrë vendime në kokë të tij, dhe duhet ta diskutojë këtë pushtet çdo katër vjet: kjo çdo kryeministër e fut në krizë, e bën të mos mendojë veçse për fundin e pushtetit, dhe të mos lërë gur për mandatin tjetër.

Prandaj, nuk ka dorëheqje. Ka dorëheqje kur kryeministri është nëpunësi kryesor i administratës, kaq. Ikën pa qeder.

Por ku është zot i vendit? Kur ka marrë vendime individuale që kushdo të vijë pas tij do t’i kërkojë llogari!!! Të japë dorëheqje? As bëhet fjalë!

Nuk dorëhiqet, e shumta mund të heqë dorë, ose t’ia heqin duarsh!

Advertisement