✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

Do bëj se**ks vetëm me burrin tim, nuk e kam gjetur akoma, nuk jam virgjëreshë

Kleoniki Delijorgji ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ku ka folur hapur për jetën sentimentale, marrëdhëniet, komentet që merr në rrjetet sociale, por edhe për mundësinë e një hyrjeje në “Big Brother VIP”.

E njohur për deklaratat e saj që shpesh bëhen virale, Kleoniki tregoi se nuk i kushton rëndësi pamjes fizike të një mashkulli, ndërsa për të një partner duhet të ketë mbi të gjitha qëllime të pastra dhe ta shohë atë si dikë që dëshiron ta ketë përgjithmonë në jetën e tij.

“Pikë së pari është ‘intention’, që dikush të ketë pastërtinë që të të shikojë për gjithmonë. Ndoshta nuk ndodh. Ndodh shumë shpesh që martohemi me dikë me dëshirën e pastër dhe të plotë dhe ndahemi më vonë. Për mua çfarë ka rëndësi është që mashkulli që kam në krah, të më shikojë përtej krevatit, të më shohë si një femër që do ta donte ta kishte përgjithmonë me vete”, u shpreh ajo.

Kleoniki zbuloi gjithashtu se, pavarësisht marrëdhënieve që ka pasur në të kaluarën, sot e sheh veten me një tjetër qasje ndaj intimitetit.

“Unë do bëj seks vetëm me burrin tim. Pikë. Burri im. Nuk e kam gjetur akoma. Mendova se e kisha gjetur, por… Nuk jam virgjëreshë, jam Virgjëreshë në horoskop. Kam kryer marrëdhënie në këtë jetë. Kanë qenë të dashurit e mi”, tha ajo, duke qenë më e paqartë se kurrë.

Sa i përket mënyrës se si dëshiron të trajtohet nga partneri, Kleoniki ishte e drejtpërdrejtë. Ajo tha se nuk e tërheq domosdoshmërisht një mashkull për pamjen, por kërkon të ndihet e vlerësuar.

“Duhem trajtuar si një Perëndeshë”, deklaroi ajo, duke shtuar se në marrëdhëniet e saj të mëparshme është ndier e trajtuar mirë.

“Preferoj të jem me një mashkull të varfër që është bujar me mua, se sa një mashkull që është i pasur dhe kurnac”, u shpreh Kleoniki.

Në një tjetër pjesë të intervistës, ajo foli edhe për komentet negative në rrjetet sociale dhe njerëzit që e akuzojnë se përfiton nga familja.

“Njerëzit projektojnë shumë. Dikush mund të vijë e të më thotë që ‘ti je goca e babit, ti merr lekë nga babi’. Po, ky është fakt. Ku është problemi jot? Problemi është që babi jot nuk ka mundur të bëjë të njëjtën gjë me ty dhe ti po e projekton këtë frustrim ndaj meje? Kjo është e vërteta, është fakt”, tha ajo.

Megjithatë, Kleoniki pranoi se jo çdo koment e lë indiferente.

“Shumicat i anashkaloj, sepse jam që 15 vjeç në botën e medias, kështu që gjysmën e jetës sime e kam kaluar në këtë fushë dhe jam mësuar. Por nuk mund të mohoj që jam njeri dhe disa gjëra më prekin”, tregoi ajo.

Një tjetër temë që u prek gjatë intervistës ishte xhelozia. Kleoniki foli për rastet kur meshkujt, edhe pse janë në një lidhje, i kushtojnë vëmendje grave të tjera.

“Ndodh shumë shpesh dhe më vjen shumë keq brenda vetes sime, që unë objektizohem në një mënyrë të tillë, e para e punës. Dhe e dyta, ndihem shumë keq për vajzën në krah të atyre meshkujve. Më ka ndodhur edhe mua që të jem me një mashkull dhe t’i kthejë sytë nga një femër tjetër. E kam rrahur. Nuk i pranoj këto gjëra, jo. Disrespect nuk ka”, deklaroi ajo.

Kleoniki foli edhe për një person që, sipas saj, e kishte manifestuar si partnerin ideal, por marrëdhënia nuk u realizua.

“Kam manifestuar mashkullin që kam ndierë sikur është unë, por në trup tjetër. Por Zoti nuk donte që ne të ishim bashkë. Dhe nuk jemi puthur asnjëherë”, rrëfeu ajo.

Në fund, biseda preku edhe “Big Brother VIP”. Kleoniki zbuloi se kishte pasur diskutime për t’u bërë pjesë e reality show-t një vit më parë dhe la të hapur mundësinë që kjo të ndodhë në të ardhmen.

“Kur të pashë në BBV, nuk e di nëse e di, por ishte diskutimi që të futesha edhe unë vjet”, i tha ajo Stenaldos.

Kur ai e pyeti nëse mund të bëhej pjesë e programit këtë vit, Kleoniki u përgjigj:

“Nuk e di, nëse deal-et bëhen…”

Ajo tregoi gjithashtu se, kur e kishte parë Stenaldon në BBV, kishte menduar se nëse do të hynte në shtëpi, do të qëndronte vetëm me të. Biseda mes tyre mori edhe një kthesë flirtuese, kur Stenaldo e pyeti nëse edhe ai do të ishte me të, ndërsa Kleoniki ia ktheu:

“Nëse do ishe me mua, nuk do t’i ktheje sytë Stenaldo.”

Advertisement