Pinknews
E papritur/ Policia merr vendimin ekstrem edhe për Eduart Kuçin, shpallet në kërkim
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja ku u përfshinë Jozefin Marku, Eduard Kuçi dhe Kristjan Nikolli.
Eduard Kuçi është vendosur në kërkim policor për moskallëzim krimi.
Sipas saj, Kuçi nuk e kishte denoncuar ngjarjen, ndërsa përpara uniformave blu kishte deklaruar se bëhej fjalë për një konflikt të zakonshëm, të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.
Pas verifikimeve, policia dyshon se ai nuk ka treguar rrethanat e plota të ngjarjes. Për këtë arsye është vendosur në kërkim policor, me qëllim që të merret në pyetje dhe të japë sqarime të mëtejshme. Hoxha theksoi se bëhet fjalë për kërkim policor dhe jo për një urdhër kërkimi të lëshuar nga prokuroria apo gjykata.
Ndërkohë, prokurori i çështjes, Françesk Galaj, ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin, të cilët janë arrestuar pas ngjarjes.
Prokuroria ka urdhëruar gjithashtu kryerjen e një ekspertimi për të përcaktuar nëse Eduard Kuçi ka pësuar dëmtime trupore. Hetimet po vijojnë edhe për përdorimin e dyshuar të simboleve të Policisë së Shtetit gjatë konfliktit.