Kronike
PËRPLASJE E PËRGJAKSHME NË HAS/ Plagoset me armë 29-vjeçari, policia vihet në ndjekje të autorit
Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Krumës, në Has.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kryqezi i Spitalit”.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë, 29-vjeçari Jakup Aga, banues në Krumë, është qëlluar në këmbë pas një konflikti për motive të dobëta.
Pas të shtënave, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur menjëherë kontrollet dhe ndjekjen për kapjen e tij.
Sipas uniformave blu, autori i dyshuar është identifikuar si Fatjon Dauti, rreth 30 vjeç.
29-vjeçari i plagosur është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ndërsa janë nisur veprimet për të dokumentuar provat dhe për të përcaktuar dinamikën e plotë të konfliktit.
Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e motiveve që çuan në përdorimin e armës së zjarrit.
Policia bën me dije se ngjarja është ende në fazën e hetimit dhe përgjegjësitë e plota do të përcaktohen pas përfundimit të veprimeve hetimore.