Kronike
Plagosje me thikë në mes të ditës/ 25-vjeçari dërgohet i gjakosur në spital
Një plagosje me thikë është regjistruar rreth mesditës në zonën e Shkozetit, në Durrës.
Një i ri rreth 25 vjeç është plagosur me thikë në rrethana ende të paqarta. Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plagosjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët e dyshuar.