Pinknews
Ish banori i “Big Brother Vip” akuzon produksionin për manipulim të votave
Këngëtari Labinot Rexha ka folur sërish për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP Kosova”, duke ngritur pretendime lidhur me mënyrën se si, sipas tij, u zhvilluan televotimet dhe gara gjatë qëndrimit të tij në format.
Në një intervistë në “n’Vibe”, Rexha deklaroi se në një prej televotimeve kishte marrë rreth 340 mijë vota. Sipas versionit të tij, ky rezultat duhej ta kishte bërë atë finalist.
“340 mijë vota janë dhënë për mua. Atë ditë produksioni thotë: kush është më i votuar shkon finalisti i parë dhe më pak i votuari shkon në shtëpi”, deklaroi këngëtari.
Rexha pretendoi se banorja që kishte marrë numrin më të ulët të votave në atë televotim ishte Dolçe, por sipas tij ajo nuk u eliminua. Ai tha se në vend të kësaj u hap një tjetër proces votimi.
“Më pak kishte Dolçe, por atë nuk e nxorën, por e qitën një televotim tjetër”, u shpreh ai.
Këngëtari foli gjithashtu për banorin Lim Hoti, duke pretenduar se ai kishte marrë informacion se produksioni kishte kërkuar largimin e Rexhës përmes një “zarfi të zi”.
Pretendimet janë deklarata të Labinot Rexhës dhe nuk janë shoqëruar në këtë material me prova apo dokumente që i konfirmojnë ato. Deri në publikimin e këtij raportimi, nuk ka një reagim nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova” lidhur me këto deklarata.