Thinking ...
Connect with us

Kronike

ALARM FALS PER BOMBE NE SHKOLLE, ARRESTOHET-EMRI

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës për një bombë të vendosur në shkollën “Edit Durham”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë janë mobilizuar dhe kanë nisur kontrollet në ambientet e institucionit arsimor.

Pas verifikimeve, policia ka konstatuar se në shkollë nuk kishte asnjë lëndë plasëse dhe telefonata rezultoi të ishte një alarm i rremë.

Pas hetimeve, blutë e Tiranës kanë gjurmuar numrin nga i cili është kryer telefonata dhe kanë identifikuar si autor të dyshuar Edmond Jataganin.

Jatagani është arrestuar nga policia, në bashkëpunim me shërbimet e Antiterrorit, për lidhjen e tij me telefonatën që shkaktoi alarm në shkollë.

Sipas të dhënave të policisë, Edmond Jatagani rezulton të jetë shoqëruar edhe më herët për episode të lidhura me akte dhe thirrje për dhunë gjatë protestave.

Ngjarja ka shkaktuar alarm në një moment veçanërisht të ndjeshëm, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kur në institucionet arsimore ndodhen mijëra nxënës dhe mësues.

Pas kontrolleve të kryera dhe konstatimit se nuk kishte lëndë plasëse, situata në shkollën “Edit Durham” është normalizuar.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivin e telefonatës.

False bomb alarm sounded at 'Edith Durham' school, perpetrator arrested (NAME)

Advertisement